Pak histori
Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin… Saranda është qytet në jug të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Ágii Saránda në greqisht) (Santi Quaranta në italisht). Saranda ndodhet…
Politika
Kryetar i Bashkisë së Sarandës është Edmond Gjoka
Ekonomia
Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Për tu përmendur janë …
Transporti
Saranda ndodhet rreth 300 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Përkohësisht mjeti i vetëm i udhëtimit për në Sarandë janë automjetet. Transporti detar i Sarnadës e lidh qytetin vetëm me qytetet greke të Korfuzit dhe Igumenicës. Është projektuar ndërtimi i aeroportit të qytetit në fshatin Vrion, 1 km larg tij.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV - XIII-të përmendet si qëndër Episkopale. Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700. Pas viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.
Shpella e Butrintit ka një sipërfaqe prej 150 metra katrorë, diçka më e vogël se ajo e Kreshmoit. Dyshemja e saj shkon në thellësinë 4 metra. Ka hapësirë të gjerë, të bollshme dhe të përshtatshme për të qëndruar në të.
Stalagmitet janë më të dendura, për shkak të lagështisë më të madhe, prezente në të. Ajo vlerësohet e veçantë për nga natyra, për nga pozicioni i saj, nuk ndodhet në lartësitë e maleve, por në brigjet e liqenit, vetëm 15 metra nga buza e ujit dhe 50 metra nën rrugën automobilistike Sarandë-Butrint dhe 2 km larg nga Ksamili. Me një vozitje me varkë, duke u nisur nga Butrinti, vihet në të, ndërkohë që është e mundshme edhe me automjet, pasi rruga është e hapur.
Teatri i Butrintit kishte një kapacitet prej 1500 vendesh, u ndërtua në shek IV- III-të para Krishtit, zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet nga Ugolini ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 rradhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtëve shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukuroheshin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës ka formën e një harku është e shtruar me gurë gëlqeror me forme kuadrati. Skena dhe Orkestra u rindërtuan në shek e II-të para Krishtit. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër një pjesë e të cilëve ishin gra.